RRETH NESH

MISIONI

Informimi dhe sensibilizimi mbi sëmundje (patologji) të ndryshme, si dhe parandalimi i sëmundjeve
loco-motore (kockore dhe muskulare) tek njeriu. Si të mos neglizhojmë një dhimbje, sado e vogel
qoftë ajo. Kontaktet me profesionistët fizioterapistë në Shkoder.

Ne duam të përcjellim sa më shumë informacion, t’ju mbajmë në kontakt me të rejat në mënyrë që ju
vetë të dini se si të reagoni në momentin e duhur dhe kujt ti drejtoheni. Ne mundohemi për më të miren tuaj.

VIZIONI

Parandalimi i atyre sëmundjeve që është e mundur, dhe trajtimi i tyre. Të bëjmë vizita të rregullta tek mjeku specialist, të jemi sa më shumë në dijeni të trupit tonë në mënyrë që të parandalojmë sëmundjet.

Është menduar që të gjithë ne të bëjmë diçka per ta mbajtur trupin dhe mendjen në balancë, që do të thotë, nëpërmjet kësaj faqeje t’ju vijmë sa më afër me informacione për çdo moshë, rreth çdo shqetësimi që mund të keni.

PROJEKTI

"Fizio-Mobil" është nje platformë, e cila do të informojë të gjithë të interesuarit dhe pacientët mbi sëmundjet e tyre, dhe mbi kontaktet e fizioterapistëve në Shkodër. Fizio-Mobil nga vetë emri do
të thote të jesh mobil në lëvizje, dhe fizioterapia është ajo degë e mjekësisë që me anë të disa ushtrimeve dhe infomacionit mbi një sëmundje, bën të mundur një jetë më cilësore tek ne, mjafton
të dish që ekziston profesioni i fizioterapistit.

Disa Fakte

70% e rinise se sotme jane te prekur nga skoljoza
Bachelor per Fizioterapi zgjat 5 vjet
Kanadaja ka mbi 14.000 fizioterapiste

PJESËMARRESIT NË PROJEKT

Esmeralda Scheffknecht

Fizioterapiste

Gernot Scheffknecht

Partner

Aron Lahi

Programues

Hans Laçej

Programues/Database