Zemra eshte nje organ muskulor i cili gjate kontraksionit me ritem ben te mundur qarkullimin e gjakut ne te gjitha organet e trupit te njeriut. Eshte nje prej organeve te pare qe formohet ne trupin e njeriut gjate zhvillimit embrional. Perafersisht zemra peshon 500gr dhe perbehet nga 2 pjese: pjesa e djathte (qarkullimi i vogel) dhe pjesa e majte (qarkullimi i madh).
Truri ze pjesen me te madhe te kokes dhe peshon mesatarisht 1300-1600gr. Pjeset e trurit jane: Truri i madh (te menduarit, te folurit, ndjeshmerine, rregullimin hormonal, koordinimin e levizjes) dhe Truri i vogel (vendoset ne lobin oksipital, pergjegjes per ekuilibrimin dhe levizjen e trupit).
Sistemi i skeletit zhvillohet ne javet e parat e zhvillimit para lindjes. Prodhon qelizat e gjakut, mundeson magazinimin e kriperave inorganike dhe perben kornizen e trupit te njeriut. Mbron organet jetesore dhe bashke me muskujt e ligamentet lejon levizjen e trupit.
Sistemi muskulor eshte teresia e muskujve te trupit qe bejne te mundur levizjen. Perbehet nga qeliza te specializuara (fije muskulore). Ekzistojne 3 lloje: indi muskulor i lemuar, indi muskulor i vijezuar dhe indi muskulor i zemres.
Gjaku është elementi kryesor në sistemin transportues të trupit. Pasi pompohet nga zemra (deri në 100.000 rrahje në ditë), nëpërmjet enëve të gjakut, shpërndan oksigjenin, ushqimin dhe elementet kimike të nevojshme për qelizat.
Receptorët e lëkurës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe dhimbjes. Disa receptorë tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine, aktivizohen kur trupi lëviz.
Hernia diskale janë proceset degjenerative që ndodhen në disk dhe përqojnë në daljen e masës gelatinoze. Shkakton kompresion të rrënjëve nervore. Manifestimet klinike: dhimbje mesi, posturë anormale, kufizim të lëvizjes në kolonën vertebrale.
Infarkti miokardial (pika në zemër) është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Ndodh si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar.
Aritmia njihet si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës, shkaktuar nga ndryshimi i punës së ritmit ose çrregullimet e tejçimit të nxitjes. Rrahjet e zemrës mbi 100 për minutë quhen takikardi.
Epilepsia eshte nje semundje kronike e Sistemit Nervor me etiologji te ndryshme, karakterizohet nga kriza epileptike periodike shkaktuar nga shkarkesa te tepruara te neuroneve cerebrale. Prek 1-2% te popullsise.