Zemra eshte nje organ muskulor i cili gjate kontraksionit me ritem ben te mundur qarkullimin e gjakut ne te gjitha organet e trupit te njeriut. Eshte nje prej organeve te pare qe formohet ne trupi e njeriut gjate zhvillimit embrional. Perafersisht zemra peshon 500gr dhe perbehet nga 2 pjese: pjesa e djathte ne te cilen gjaku leviz ne drejtim te mushkerive (qarkullimi i vogel), dhe pjesa e majte ne te cilen gjaku fillon qarkullimin neper pjese te tjera te trupit (qarkullimi i madh). Zemra ndodhet ne qender te kraharorit por anon pak nga ana e majte, por ne raste te rralla ka persona ku zemra e tyre anon ne anen e djathte. Valvulat e zemres duhet te funksionojne plotesisht qe te behet furnizimi me gjak ne menyre efektive dhe zemra te realizoje funksionin e saj si pompues
Truri ze pjesen me te madhe te kokes dhe peshon mesatarisht 1300-1600gr. Eshte i mbeshtjellur nga: dura mate, arachnoidea, pia mate. Pjeset e trurit jane: Truri i madh i cili ka per funksion: te menduarit, te folurit, ndjeshmerine, rregullimin hormonal, kordinon levizjen e ekstremiteteve. Truri i vogel vendoset ne lobin oksipital ka dy pjese te majten dhe te djathten. Truri i vogel eshte pergjegjes per ekuilibrimin dhe levizjen e trupit.
Sistemi i skeletit zhvillohet ne javet e parat e zhvillimit para lindjes. Ky sistem prodhon qelizat e gjakut: rruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe pllakezat e gjakut. Kockat bejne te mundur magazinimin e kriperave inorganike. Sistemi skeletik perben kornizen e trupit te njeriut, mbron organet jetesore dhe bashke me muskujt e ligamentet lejon levizjen e trupit, mundeson ngritjen e peshave. Qelizat te cilat shkaterrojne indin kockor quhen osteoklaste, ndersa ato rigjeneruese quhen osteoblaste. Per te patur nje kocke te shendetshme nevojiten ushtrime, hormone, dhe vitamina D,A,C.
Sistemi muskulor eshte teresia e muskujve te trupit te organizmave te gjalle qe bejne te mundur levizjen. Perbehet nga qeliza te specializuara te cilat quhen fije. Funksioni mbizoterues eshte kontraktimi. Ekzistojne 3 lloje te indeve muskulor: indi muskulor i lemuar, indi muskulor i vijezuar, dhe indi muskulor i zemres qe eshte nje forme e ndermjetme e dy indeve te meparshme. Nga ana funksionale muskujt e vijezuar tkurren ne menyre te vullnetshme, ndersa ato te lemuar dhe te zemres tkurren ne menyre te pavullnetshme.
Gjaku është elementi krysesor në sistemin transportues të trupit të njeriut. Pasi pompohet nga zemra (deri në 100.000 rrahje në ditë), nëpërmjet tubave që quhen enë gjaku, ai hapet në të gjithë trupin, duke shpërndarë oksigjenin, ushqimin dhe elementet kimike, të nevojshme për qelizat. Llogaritet që njeriu mund të jetoj edhe pas humbjes së një të tretës të sasisë së gjakut, çdo humbje e sasisë më e madhe se kjo nga biologët llogaritet vdekjeprurese.
Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe shijimin. Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjatësisë ose ndja tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi lëviz. Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit në gjak). Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të pasur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse forca muskulore që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme.
Hernia diskale – jane proceset degjenerative qe ndodhen ne disk dhe perqojne ne daljen e mases gelatinore ne 4 drejtime. Hernia e diskut shkakton kompresion te rrenjeve nervore ose kompresion medular. Funksinoni i diskut eshte te pengoje ferkimin e kockave te shtylles kurrizore, luan rol amortizues, i mundeson boshtit te levize ne te gjitha drejtimet, edhe fleksibilitet. Manifestimet klinike – dhimbje mesi, posture anormale, kufizim te levizjes ne kolonen vertebrale, crregullime motorike dhe crregullime te sensibilitetit. Dhimbja perbehet nga 2 komponente: 1- komponenti lumbo-sakral (dhimbjet jane te forta), 2- komponenti radikular (dhimbjet dalin ne pah kur lehtesohen dhimbjet lumbo-sakrale). Teshtitja dhe kollitja rendojne ne dhimbjet radikulare. Hernia e diskut gjithmone shtyn nje disk me poshte duke sjelle crregullime ne zona te caktuara.
Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj funksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.
Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.
Epilepsia eshte nje semundje kronike e Sistemit Nervor me etiologji te ndryshme qe karakterizohet nga kriza epileptike periodike te shkaktuara nga shkarkesa te tepruara te neuroneve cerebrale. Epidemologjia prek 1-2% te popullsise. 80% e rasteve kalojne kriza ne femijeri ose ne adoleshence. Ne Europe ka rreth 8 milion te prekur, 50 milion ne te gjithe boten, si dhe 6-7% e femijeve ne vendet e zhvilluara. Dy elementet kryesore per diagnostifikimin e epilepsise: Klinika – kriza me ose pa konvulsione me origjine nga truri. Evolutive – perseritja e krizave ne nje interval pak a shume te larget. Krizat epileptike i kemi 2 llojesh: Kriza parciale- ka humbje te papritur te kontaktit, femija mund te belbezoje fjale pa sens, nuk ka humbje te ekuilibrit as konvulsione, eshte e pamudur terheqja e vemendjes dhe shkarkesat e neuroneve jane vetem ne nje zone te limituar jo ne te gjithe trurin. Kriza e gjeneralizuar- krizat perfshijne te gjithe trurin qe nga fillimi, dhe personi nuk eshte i vetedijeshem per cka ka ndodhur.